“Introspeksion” në Galerinë e Artit, ekspozita e parë në Tiranë e artistit Milaqi

26 Shkurt 2024 | 17:11

Në Galerinë e Artit Tiranë (GAT) është çelur ekspozita vetjake e artistit Toni Milaqi, “Introspection”.

Kjo ekspozitë vjen si një rrugëtim në kohë e periudha të ndryshme të jetës së artistit, në faza të ndryshme të krijimtarisë së tij, peizazhe urbane dhe rurale, autoportrete, portrete të rrethit të tij familjar, kompozime, me subjekt politik dhe spiritual.

Ekspozita e titulluar “Introspeksion”, ka si motiv qëndresën stoike kundër dhunës. I gjithë koncepti me të cilën janë realizuar punimet ka të bëjë me udhëtime brenda vetes për të njohur fillimisht vetveten e më pas nevojën botën, ambientin rrethues dhe të tjerët.

Me një karrierë 30-vjeçare, ai ka organizuar disa ekspozita personale nëpër botë, duke përfshirë “De la violence et d’autres demons” në Desmos Galerie, Paris; “The Sleep of Reason Produces Monsters” në Balkan Art Gallery, Astrolavos Gallery, Piraeus, dhe Dimokritos Gallery, Athinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026