Të afrohesh me natyrën| Ekspozita e fotografit Vincent Munier magjeps vizitorët

17 Shkurt 2024 | 14:45

Afrimi me natyrën është një lloj besimi për fotografin dhe producentin Vincent Munier. Ai ka udhëtuar në rajonet më të largëta të botës, nga polet deri në Tibet, dhe ka fotografuar kafshët më të egra të planetit. Ekspozita e tij ne muzeun e Lionit ofron një zhytje në pyjet pranë të cilëve ai u rrit, në lindje të Francës.

 “Takimi me natyrën më ka përpirë e po ashtu dëshira për t’i sjellë kafshët më pranë njerëzve. Ajo që më prek dhe më trishton më shumë është shtrirja në të cilën shohim veten tonë; njeriu është njeri, ndërsa kafshët janë një objekt spektakli apo aksesorë dhe jo në të njëjtin nivel. Është një pozicionim vertikal që më trishton. Është pozicioni hegjemonik i llojit tonë mbi llojet e tjera”, deklaroi Vincent Munier.

Bota e egër ka nisur të zhduket nga dora e njeriut, me mohimin e diversitetit të florës dhe faunës. Munier dëshiron të tregojë bukurinë e këtij planeti, qoftë në anën tjetër të botës, qoftë pranë shtëpisë së tij.

 “Është bërë një kohë e gjatë që kur kam udhëtuar, edhe pse është pjesë normale e punës sime. Por të tregosh se mund të kesh të njëjtin emocion kur has një leopard dëbore, një rrëqebull, një mace të egër, apo zogjtë e vegjël është e veçantë. Ka disa gjëra që duken të zakonshme, por që kur i sheh me vëmendje, kur u kushton kohën e duhur, ato bëhen të jashtëzakonshme”, ka theksuar Munier.

Ekspozita “Në Pyll” e Vincent Munier do të qëndrojë e hapur deri në vitin 2025 në Muzeun e Lionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026