100 punonjës të OKB-së janë vrarë në Gazë
Më shumë se 100 punonjës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, tha të premten agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA. Ky konflikt ka shkaktuar numrin më të lartë të vdekjeve të punonjësve të OKB-së, në një kohë kaq të shkurtër.
Disa u vranë ndërsa prisnin në radhë për bukë; të tjerët vdiqën së bashku me familjet në shtëpitë e tyre, i tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë agjencisë së lajmeve Reuters.
“Ndihem i dëshpëruar. U konfirmua se mbi 100 kolegë të agjencisë janë vrarë në 1 muaj. Prindër, mësues, infermierë, mjekë, staf mbështetës. Agjencia është në zi, palestinezët në zi, izraelitët në zi”, tha Philippe Lazzarini në platformën e mediave sociale X. Agjencia tha më vonë ae ishin vrarë 101 punonjës.
“Ata dëshmojnë atë që po ndodh me popullin e Gazës. Ata punojnë për OKB-në”, tha Juliette Touma, Drejtore e Komunikimeve në agjencinë UNRWA. “Ata dhe çdo civil tjetër në Rripin e Gazës… nuk duhet të vriteshin kurrë”.
Punonjësit e OKB-së në mbarë botën do të mbajë një minutë heshtje dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë të hënën, tha organi global.
Izraeli fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve në Gazë, duke thënë se Hamasi e përdor popullsinë si mburojë njerëzore dhe fsheh armë dhe pajisje përreth spitaleve, objekte që janë goditur gjatë sulmeve.
Përveç Gazës, konflikti tjetër më vdekjeprurës për punonjësit e ndihmës së OKB-së ishte ai në Nigeri, në vitin 2011, kur një vetvrasës sulmoi zyrën e saj në Abuja, duke vrarë 46 punonjës.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë