100 tonelata peshk i ngordhur, Volos shpall gjendjen e jashtëzakonshme

30 Gusht 2024 | 15:22

Mbi 100 tonelata peshk i ngordhur kanë dalë në sipërfaqen e ujërave të Volosit. Peshqit e ngordhur kanë mbushur si gjirin, ashtu edhe lumenjtë që ndodhen aty pranë pasi ishin zhvendosur nga habitatet e tyre si pasojë e përmbytjeve të vitit të kaluar.

Anijet e peshkimit janë marrë nën kontroll nga autoritetet rajonale, të cilat po përdorin mjete të ndryshme për të nxjerrë peshqit nga deti, për t’i ngarkuar në kamionë dhe për t’i çuar në incenerator.

“Po bashkëpunojmë me të gjithë ata që duan të ndihmojnë për t’i dhënë fund kësaj tragjedie. Qeveria rajonale ka shpallur gjendjen e emergjencës”, tha Anna Maria Papadimitriou, zëvendës guvernatore e rajonit të Thesalisë

Nivelet e ujit u rritën papritur vjeshtën e kaluar gjatë një stuhie fatale që shkaktoi përmbytje të mëdha në Greqinë qendrore, por që së fundmi ato janë ulur si pasojë e mungesës së shiut këtë verë.

Ekspertët thonë se autoritetet nuk kishin vendosur një rrjetë në grykën e lumit që të çon në Volos, ndaj dhe kur peshqit e ujit të ëmbël u rrëmbyen nga përmbytjet ngordhën kur ranë në kontakt me ujin e kripur.

Kryebashkiaku i Volosit akuzoi autoritetet rajonale se kishin vepruar me ngadalë pasi ngordhja e peshqve mund të shkaktojë një katastrofë mjedisore.

Ndërsa Dhoma e Tregtisë deklaroi se do të ndërmerrte një aksion ligjor për të kërkuar dëmshpërblim, pasi aktivitetet tregtare në destinacionin turistik ranë me rreth 80% në tre ditët e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit

Në Paris është dhënë alarmi, përpara ndeshjes midis Francës dhe Marokut (9/7-23:00) në Boston, për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.  Sipas raportimeve të medias, policia e Parisit po përgatitet...
20:31 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026

Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Republikën Çeke dhe Sllovakinë, sipas Institutit Sizmik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ndodhi rreth 14 kilometra larg...
20:12 | 09/07/2026