100-vjetori i Metodës Montessori: Fëmijët duhet të jenë të lirë për të zbuluar dhuntitë e tyre

9 Korrik 2021 | 18:59

Fëmijët duhet të jenë të lirë për të njohur dhe zhvilluar fuqinë e tyre krijuese. Kjo është forma e duhur e edukimit me metodën e profesore Maria Montessori, e cila hapi shtëpinë e parë të fëmijës më 1907 dhe zhvilloi praktikat e saj, sot të përhapura kudo në botë dhe të njohura si Metoda Montessori.

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci u shpreh se promovimi i këtyre metodave është i rëndësishëm pasi rrit edhe bashkëpunimin mes vendeve.

“Po vijon një bashkëpunimin intensiv mes Ministrisë së Arsimit dhe ambasadës përmes kësaj nisme, që është e rëndësishme për të përkujtuar 100-vjetorin e Metodës Montessori, sepse formimi i qytetarëve të së ardhmes është i rëndësishëm dhe i të gjitha nismave që e realizojnë në këtë drejtim”, tha Fabrizio Bucci, ambasadori i Italisë.

Sot në 100-vjetorin e kësaj Metode u kujtua dhe një herë rëndësia themelore e një arsimimi të shëndetshëm dhe krijimi i platformave të duhura për edukimin e të rinjve.

“Ne duhet të pranojmë se akoma ka pabarazi që lidhen ose me të ardhurat e familjes. Në këtë aspekt metoda është një vlerë e shtuar në sistemin tonë arsimor që bazohet në vetëmenaxhim, në rritjen e kompetencave të nxënësve”, u shpreh ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Kjo metodë, tha ministrja Evis Kushi, duhet të përhapet edhe më shumë në institucionet e arsimit në vend e për këtë po bashkëpunohet ngushte mes Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës Italiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, Shqipëria e ftuar në Itali për restaurimin e objekteve historike

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026