1000  € bursa për studentët, Shqipëria dhe Kosova marrëveshje për arsimin

12 Prill 2024 | 20:32

Ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për arsimin dhe kërkimin shkencor. Sipas kësaj marrëveshje dy shtetet do të ofrojnë 30 bursa për studentët deri në 1000 euro për vit akademik, për secilin përfitues.

Shqipëria dhe Kosova, kanë nisur bashkëpunimin, në fushën e arsimit. Sipas marrëveshjes e cila është botuar në fletoren zyrtare, studentët dhe institucionet do të shkëmbejnë në mënyrë të vazhdueshme informacione sa I takon dhe kërkimeve shkencore.

Bashkëpunimi do të shtrihet edhe në mbështetjen aktive të institucioneve të tyre në kuadrin e programeve arsimore të Bashkimit Evropian, të Këshillit të Evropës dhe të UNESCO-s.

Në marrëveshje thuhet se të dyja qeveritë, si ajo shqiptare dhe e Kosovës, do të ofrojnë 30 bursa për studentët deri në 1000 euro për vit akademik për secilin përfitues. Shpërndarja e bursave do të kryhet në bazë të legjislacionit të vendit përkatës.

Do të jenë grupet e punës, të përbëra nga 3-5 anëtare, të cilët  do të realizojnë vizita në vendin e palës tjetër për shkëmbim përvoje, për një periudhë e cila do të përcaktohet nga veprimtaritë  dhe parashikimet buxhetore përkatëse.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026