105 emigrantë zbarkojnë në Itali, Meloni, mesazh trafikantëve

10 Mars 2023 | 22:36

Një grup prej me 105 emigrantë të shpëtuar në ujërat e Mesdheut ka mbërritur në portin italian të Brindizit në bordin e anijes “Life Support”. Mes emigrantëve kanë qenë edhe një grua shtatzënë dhe rreth 30 fëmijë të mitur, duke filluar nga mosha 2 vjeç.

Shpëtimi vjen në një kohë kur zbarkimet në Itali janë shumëfishuar. Në qendrën e refugjatëve në ishullin e Lampeduzës, me kapacitet për 300 persona, aktualisht ndodhen 3 mijë emigrantë të ardhur në ditët e fundit.

Ndërkohë, nga lokaliteti kalabrez Kutro, ku në fund të shkurtit humbën jetën rreth 70 emigrantë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni përsëriti mesazhin se qeveria e saj është e vendosur ta mposhtë trafikun e qënieve njerëzore.

“Jemi këtu për të dhënë një sinjal simbolik por edhe konkret të faktit se qeveria është e vendosur të mposhtë trafikun e qënieve njerëzore, që është shkaku i vërtetë i tragjedive si ajo e 26 shkurtit”, deklaroi Meloni.

Ndërkohë, 14 emigrantë nga zona nën-Sahariane u mbytën të enjten në ujërat tuniziane. Por kjo tragjedi ka një tjetër faktor.

Grupi po përpiqej t’u shpëtonte sulmeve të nisura në vend pas komenteve raciste të presidentit Kaid Saied, që akuzoi popullsinë nën-Sahariane se ishin pjesë e një komploti me qëllim ndryshimin demografik të vendit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë

Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar mediat sociale për personat nën 15 vjeç nga janari 2027, duke e bërë atë vendin...
08:04 | 22/07/2026

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026