1050 fëmijë në pediatri, tejmbushet reparti, 150 raste në ditë kërkojnë ndihmë

17 Janar 2024 | 16:15

Virozat e stinës kanë prekur të gjithë grupmoshat në Elbasan, duke bërë që urgjenca dhe reparti i pediatrisë të jenë të mbushura plot. Qindra fëmijë çdo ditë marrin shërbim në spital. Numri i tyre sa vjen e rritet duke arritur në 150 fëmijë në 24 orë.

“Që nga mesi i Dhjetorit fluksi është i shtuar. Kemi mbi 100 paraqitje në 24 orë, vajron nga 110 deri ne 150 fëmijë që paraqiten të këtkojnë ndihmë në Urgjencën e Pediatrisë se Elbasanit”, tha Irena Palloshi, shefe e Pediatrisë në Elbasan.

Mjekja pediatre ben me dije se vetëm në një javë në këtë repart janë paraqitur rreth 1050 fëmijë me simptoma të ndryshme.

“Ajo që vëmë re ne është rritja e shtrimeve sepse kjo virozë që po kalojmë jep dhe komplikacionet e veta. Komplikacionet kryesore janë zakonisht në rrugët respiratore.  Fëmijët vijmë me pleumoni me bronkolite fëmijët e vegjel me autite. Këto janë rastet me të spikatura, fëmijët që vijnë për ndihmë zakonisht janë fëmijë me temperqtura rebele, pereistente ndaj anripiretikëve dhe prindërit shqetësohen me të drejtë”, tha Palloshi.

Sipas mjekëve, prndrit fillimisht duhet tu drejtohen mjekut të familjes përpara se të krijojnë fluks në Pediatrinë e qytetit.

“Që mos bëjmë një fluks artificial në urgjencën tonë këshilla është që ti drejtohen në fillim tek mjeku i tyre i familjes me pas të drejtohen në spitale e pediatri. Një këshillë tjetër shumë e rëndësishme që ne mësuam edhe nga Covidi është që t’i evitojnë grumbullimet, sidomos familjet që kanë beba të vegjel, sepse kemi beba të vegjël  1 muaj deri ne 6 muaj me bronkiolite”, shtoi Palloshi.

Mjekët rekomandojnë se shmangia e vendeve me shumë njerëz dhe shtimi i higjenës personale do të mund të evitonte  përhapjen e  virozave në qarkullim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026