Fluks në pediatri nga gripi, 10% e fëmijëve nga urgjenca shtrohen në spital
Shërbimi i urgjencës së Pediatrisë në QSUT, vijon të përballet me fluks të shtuar të fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësorë si pasoje e virozave të stinës. Brenda një ditë numri i vizitave është thuajse 300, por për mjekët ky fluks është normal dhe I pritshëm për stinën.
“Problemet respiratore dominojnë kryesisht, kemi infeksionet, influence A dhe b dhe RSV, krahas kësaj kemi dhe raste me covid më pak. Dominojnë moshat deri në 4 vjeç,-tha Albert Lama shef i urgjencës së pediatrisë në QSUT.
Pas vizitës në urgjencë, fëmijët që kanë nevojë për kujdes të vecantë mjeksor shtrohen në disa shërbime të pediatrisë.
“ Shtrimet variojnë nga dita në ditë. Nuk janë më shumë se 10% e paraqitjeve që fëmijët përbëjnë kontingjent për shtrim në spital”, tha Albert Lama shef i urgjencës së pediatrisë në QSUT.
Në pediatrinë e përgjithshme, shumica e pacientëve të shtruar janë bebe, ndërsa nuk mungojnë as rastet e rënda.
“Kryesisht janë fëmijë me temperatura të zgjatura, rebele ndaj dhënies së antipiretikëve me problem pulmonare dhe kryesisht grup moshat janë të dy viteve të para por kemi dhe të rritur, por midis këtyre fëmijëve kanë dhe raste të renda që kërkojnë suport oksigjeni dhe mjekim më të fortë kryesisht janë të vitit të parë të jetës por që menaxhohen e kalojnë”,-tha Numila Kunesha, shefe e shërbimit të pediatrisë së përgjithshme.
Përballë kësaj situate, mjekët rekomandojnë, mos ekspozimin e fëmijëve në mjedise të mbyllura dhe me shumë njerëz. Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe ushqimi i shëndetshëm dhe kontakti menjëherë me mjekun e familjes, që në simptomën e parë të sëmundjes së fëmijëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë