11 foshnje në orët e para të vitit, Manastirliu: Mirënjohje për stafet mjekësore

2 Janar 2023 | 09:52

Gjatë orëve të para të vitit 2023, në maternitetet e Tiranës kanë lindur 11 fëmijë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar ditën e parë të vitit të porsalindurit në dy maternitetet e Tiranës duke iu dorëzuar bonusin e bebes.

“Jam sot këtu për të dhënë me kënaqësi bonusin e bebes për fëmijët e parë të vitit 2023, ashtu siç kemi bërë gjatë 2022 nëpërmjet programit të qeverisë sonë nga i cili kanë përfituar rreth 42 mijë të porsalindur. Dhe që prej fillimit të këtij programi në vitin 2019 janë rreth 159 mijë të porsalindur qëkanë përfituar nga bonusi i bebes. Ne do të vazhdojmë me programet tona për mbështetjen e fëmijëve”, theksoi Manastirliu.

Ajo u shpreh se investimet për transformimin e sistemit shëndetësor do të vijojnë gjatë 2023.

Jemi duke përfunduar fazën e parë të investimit në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe do të vijojmë menjëherë në fazën e dytë me godinën qendrore, sikurse do të vijojmë investimet në të gjithë vendin”, theksoi ajo.

Ministrja falënderoi stafet mjekësore që ishin në detyrë në natën e ndërrimit të viteve dhe në këtë ditë të parë të Vitit të Ri.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026