Tiranë | Vjen në jetë fëmija i parë për vitin 2023, është vajzë

1 Janar 2023 | 00:37

Foshnja e parë për vitin 2023 është vajzë. Ajo quhet Promisa dhe është shëndoshë e mirë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu, e cila shtoi se foshnja lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.

Një minutë më pas, erdhi në jetë edhe një djalë, në maternitetin “Koço Gliozheni”.

“Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndoshë e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.

Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë”, hskroi Manastirliu në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026