11 partitë që pritet të marrin pjesë në zgjedhje

1 Shkurt 2022 | 10:36

11 parti kanë dorëzuar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

I vetmi koalicion i konfirmuar deri tani është ai ku do të jetë LSI dhe disa parti të tjera të vogla që do të mbështesë kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.

31 janari ishte afati i fundit për partitë që të regjistrohen në zgjedhje e pjesshme lokale të 6 marsit.

KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë.

Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të votohet për kryetarët e 6 bashkive; Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Partitë që kanë paraqitur kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje

  • Partia Balli Kombëtar Demokrat
  • Partia Lëvizja e Legalitetit
  • Partia Bashkimi Demokrat
  • Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë
  • Partia Demokristiane e Shqipërisë
  • Lëvizja Socialiste për Integrim
  • Partia Kristian Demokrate
  • Fryma e Re Demokratike
  • Partia Lëvizja e Re
  • Partia Demokratike
  • Partia Socialiste

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026