11 propozime ministres së Shëndetësisë për pandeminë, Meta letër Manastirliut pas takimit me mjekët

27 Nëntor 2020 | 19:13

Presidenti Ilir Meta, pas një takimi të zhvilluar me një përfaqësi mjekësh i ka dërguar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu një letër me 11 propozime të sugjeruara prej tyre lidhur me situatën në vend për shkak të COVID-19.

Ndër të tjera kreu i shtetit kërkon vënien menjëherë në shërbim të të sëmurëve me COVID të spitaleve rajonale, futjen e testeve të shpejta dhe aktivizimin e të gjithë mjekëve, edhe ata në pension për të përballuar situatën e krijuar.

Çështjet për të cilat Presidenti kërkoi mendimin, vlerësimin dhe rekomandimin e panelistëve ishin:

1. Për rritjen alarmante të numrit të rasteve të reja me Covid-19 dhe të vdekshmërisë në popullatë gjatë muajve tetor-nëntor. Parashikimi për të ardhmen dhe masat parandaluese dhe kuruese.

 2. Për kapacitetet pritëse dhe kuruese në vend të pacientëve të prekur nga virusi, në përballimin e rasteve të reja. Ku duhet ndërhyrë me përparësi? Çfarë kërkohet?

3. Për efektshmërinë e testeve analitike Covid-19. Vonesat në diagnozë, futja e testeve të shpejta për zbulim, gjurmim, kontroll. Bazuar në diskutimet e zhvilluara për çështjen e pandemisë COVID-19, po ju dërgojmë propozimet, që mendojmë se duhet të merren në konsideratë nga ana juaj; 1. Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre 2. Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë. 3. Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij infeksioni në spitalet tona.

 4. Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve covid, për t’i hequr një barrë të rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.

5. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.

 6. Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin mjekësor

7. Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.

 8. Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos kemi mungesa për asnjë moment.

9. Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen dhe të ndalohet spekulimi me çmimet.

10. Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.

11. Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026