11-vjeçarja nga Durrësi që përfaqësoi Shqipërinë në “Junior Eurovision”
“U mundova të jap më të mirën time dhe të përfaqësoj shtetin tim më mirë se kurrë”.
Ishte kjo deklarata e Kejtlin Gjatës, përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovision-in për fëmijë.
Ndonëse u rendit e 12-ta me 94 pikë, ajo ia arriti qëllimit: të rrezatonte në skenë dritë për fëmijët që përjetojnë ditë të errëta në jetën e tyre.
“Për mua kjo eksperiencë ka qenë më e bukura, që do më mbetet gjithnjë në memorie. Kam punuar fort që të arrija aty dhe ia kam dalë me sukses,” – tha Kejtlin.
“Ne qëndruam 8 ditë. Vizituam patjetër qytetin, pamë muze të ndryshme, bëmë prova sepse kishim dhe ditë të lodhshme, por edhe u kënaqëm,” – tregoi ajo.
Vetëm 11 vjeçe, Kejtlin po jeton tashmë jetën e një artisti.
“Jam mësuar me skena të ndryshme, me programe e koncerte të ndryshme dhe për më tepër kjo është jeta e një artisti. Duhet puna, pasioni, por është edhe pak pjesë e fatit,” – u shpreh 11-vjeçarja.
Artistja e vogël nga Durrësi u zbulua nga konkurset e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
Kjo e fundit, edhe pse kaq e rëndësishme, është thuajse e braktisur nga pushteti vendor.
“Kemi 2 mësues të talentuar, të cilët sot vijnë punojnë edhe në mënyrë vullnetare përshkak të kushteve që na janë krijuar. Sidomos pas tërmetit të 2019-ës dhe pandemisë gjithçka tek ne është bllokuar. Dhe ata vijnë punojnë 3-4 muaj me këta zëra të rinj,” – u shpreh Avni Çuni, drejtor i qendrës kulturore të fëmijëve Durrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë