112 vjet nga vdekja e Petro Nini Luarasit
Si sot 112 vjet më parë ka ndërruar jetë rilindasi, patrioti dhe arsimtari Petro Nini Luarasi. Lindi në 22 prill 1865, në Luaras të Kolonjës. Në Qestorat ai mësoi të shkruante dhe të lexonte në gjuhën shqipe përkrah mësuesit Koto Hoxhi. Më 1882, ju mësonte fshehurazi nxënësve gjuhën shqipe në Ersekë dhe më vonë hapi shkolla shqipe në fshatrat përreth.
Më 1893, Petro Nini Luarasi ishte drejtor i Mësonjëtores së Parë Shqipe pas largimit të Pandeli Sotirit. Vite më pas ai drejtonte shkollën shqipe në fshatin Negovan dhe shkroi veprën e njohur “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ç’përfolja e shqiptarit”, mbi bazën e të cilës mbrojti të drejtat e popullit shqiptar dhe kulturën kombëtare duke goditur rëndë politikën e Patriakanës Greke dhe politikës aneksuese të xhonturqëve.
Pas burgosjes së tij nga autoritetet turke ai arriti të arratisej dhe të emigronte në Amerikë në vitin 1904, ku mori pjesë gjerësisht në lëvizjen kombëtare. Aty së bashku me patriotë të tjerë ndihmoi në themelimin e shoqërive patriotike “Mall për mëmëdheun” dhe “Pellazgu”.
Pasi u kthye në Shqipëri më 1908, morri pjesë në Kongresin e II-të të Manastirit. Në sajë të aktivitetit të tij të dendur nacional e arsimor, në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, u helmua në Ersekë më 17 gusht 1911.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa