Pse në këto zgjedhje votuan më pak shqiptarë? Çeka tregon faktorët
Blendi Çeka nga Data Centrum ka folur mbi pjesmarrjen e zgjedhjeve të ditës së sotme, të cilat paraqiten në një nivel të ulët. Ai thekson se kjo përqindje, ka probabilitet të bierë përsëri.
Çeka e cilëson pjesmarrjet e këtij viti sit të paparashikueshme. Duke folur në prqindje, ai bën një krahasim edhe me pjesmarrjen në vitin 2021, kryesisht në Tiranë.
Më tej, Blendi Çeka tregon se çfarë ka ndikuar që në zgjedhjet e 2025 të mos jetë pjesmarrja e larta që pritet të jetë.
“Kjo lloj pjesmarrje në zgjedhjet e 2025 është e paparashikueshme. Oferta politike ka qenë maksimale, nisur edhe nga e kaluara në Shqipëri, ne shquhemi për pjesmarrje shumë të lartë. Ne jemi vend që votojmë në nivele 85%, nëpër qarqe mund të shkojë edhe 89%. Kjo shifër e sotshme tregon që përqindja është e ulët. Ka probalititet që të jetë edhe më e ulët sesa përqindja që ne shikojmë deri tani. Ne kemi arritur nga 1.6 votues në 1.5 votues, ndoshta dhe më pak.
Ne jemi në kufirin e një million e gjysëm votuesve. Nëse shkojmë qark për qar,k shikojmë se edhe Tirana duhet të jetë rreth 30 mijë vota më pak, relativisht po i afrohet 2021-shit.
Nga 484 mijë që ka pasur, duhet të jetë 450 me të dhënat që ka tani KQZ-ja. Në çdo qark, është rreth 8% më poshtë dhe rasti tipik është dhe Peqini. Kush janë këta qytetarë në Peqin që refuzojnë ofertën politike dhe qëndrojnë në shtëpi dhe mendojnë se nuk janë të përfaqësuar nga oferta politike dhe nuk votojnë. Nuk është e mundur që në qytete të mesme dhe të vogla të qëndrosh brenda ditës së votimit në lokacion dhe ti rezistosh presionit shoqëror që kemi për të marrë pjesë në votime.
Besoj që mungojnë votues shqiptarë që kemi menduar se ekzistojnë pas censusit por që prakitkisht duket që janë më pak. Shohim Tiranën dhe akoma nuk jemi në nivelin e 2021-shit.
Më shumë sesa mospjesmarrje për mos zgjedhje politike, ajo që të bënë përshytpje është se shqiptarët nuk janë. Ky edhe një nga faktorët kryesor, që shqiptarët nuk jetojnë në Shqipëri, kjo pasuar edhe nga një faktor i dytë që ka një grup qytetarësh të cilët jetojnë në Tiranë, por gjendjen civile e kanë në vendet e tjera. Kjo është e kushtueshme”, tha Blendi Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit