12 milionë euro naftë për fermerët, paratë në llogari sipas kulturës bujqësore

14 Mars 2024 | 17:30

Fermerët do të marrin këtë vit 12 mln euro për skemën e naftës pa akcizë. Paratë do të hidhen në llogaritë e tyre dhe sipas kulturës bujqësore, ata do të marrin deri në 19 000 lekë për hektar.

Fermerët e sektorit të bujqësisë do të mbështeten me naftë pa akcizë. Skema e këtij viti garanton një fond 1.2 mld lekë, ose 12 mln euro, dhe ndryshe nga 3 vitet e fundit, subjektet nuk do të tërheqin sasinë e naftës përfituese, por do të marrin pagesa në llogaritë e tyre.

Kjo mundësi ofrohet në bujqësi për uljen e kostove në prodhim, në fazën e kryerjes së punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore.

Kriteret dhe masa e përfitimit, janë përcaktuar në vendimin e Ministrisë së Bujqësisë të botuar në Fletoren Zyrtare.

Në tabelë, sasia e naftës, për të cilën llogaritet vlera e përfitimit sipas kulturave të të mbjellave për grupin e parë të kulturave si: misër, fasule, luledielli e sojë normativa e konsumit është 190 litra/ha. Sasia e naftës që përfitohet është 97 litra për ha dhe për këtë grup kulturash vlera që përfitohet është 18,800 lekë/ha.

Për grupin e dytë e të mbjellave, si grurë, tërshërë, thekër, elb, foragjere, patate, duhan, panxhar e pambuk, vlera që përfitohet është 12,800 lekë/ha.

Për grupin e tretë, që janë bimët aromatike-mjekësore do të përfitohet 8,900 lekë /ha.

Ndërsa për drurët frutorë dhe të perimeve të fushës dhe serrës, pagesat për naftën variojnë nga 3900 lekë deri 8800 lekë/ha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026