Jo naftë për fermerët, por lekë/ Ndryshon skema e mbështetjes, 8 masa tënë bujqësi

6 Mars 2024 | 15:52

Fermerët nuk do të marrin naftë falas me bidona, por do të paguhen në llogaritë e tyre bankare. Ky është një prej 8 ndryshimeve, që qeveria ka miratuar për mbështetjen e bujqësisë.

Qeveria ka miratuar skemat e këtij viti për mbështetjen e fermerëve në të gjithë vendin. Për ta do të ketë subvencione direkte, sipas natyrës së fermave, gjedhëve dhe prodhimit, ndërsa do të ketë risi në shpërndarjen e naftës falas.

Në planin me 8 masa, i cili synon rritjen e prodhimit vendas për prodhimet e tokës dhe ato blegtorale, ministrja tha se fondi mbështet më shumë se 70 mijë fermerë.

Ministrja Denaj tha se në bujqësi është e rëndësishme që operatorët të punojnë për t’u bashkuar, një mënyrë kjo që do t’i përfshinte ata në skema mbështetëse dhe do të rriste ekonominë në këtë sektor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026