“Nuk e di pse baruti nuk u asgjësua”- Zbardhet dëshmia Tërshanas për “Gërdecin”

6 Mars 2024 | 12:06

Ish- Shefi juridik i Ministrisë së Mbrojtjes, Rezart Tërshana, ishte i vetmi dëshmitar që pranoi të fliste në procesin e sotëm ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me procesin ndaj këtij të fundit për dosjen “Gërdeci”.

3 ish-të pandehurit e tjerë si ish-drejtori i fabrikës së demontimit, Dritan Minxolli, ish-përgjegjësi ushtarak në fabrikë, Sokol Ngjeçi dhe ish-ushtaraku Besnik Dauti nuk pranuan të dëshmojnë duke shfrytëzuar të drejtën që u jep ligji për të mos folur.

Tërshana tha se ishte dënuar pa të drejtë nga Gjykata e Apelit, pasi nga Gjykata e Shkallës së Parë ishte shpallur i pafajshëm. Kishte punuar në Ministrinë e Mbrojtjes nga viti 2002-2013 si shef i drejtorisë juridike. Ai tha se ka qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të çmimeve të fishekëve. Ai tha që për të përcaktuar çmimin e municioneve për demontim, ishte caktuar një formulë e ndarë në dy shtylla.

“Ne llogarisnim vetëm se sa kishim të ardhurat nga tunxhi dhe bronzi. Ndërsa sa i takon transportit ne nuk e kishim të përfshirë në kosto sepse nuk e dinim dhe nuk kishim të dhënat e distancës së magazinës së demontimit me adresën ku do zhvendosej.

Sa i takon barutit në çdo rast nuk futej në kosto sepse duhej të asgjësohej dhe nuk di ç’ka ndodhur në Gërdec që nuk u asgjësua. Kompania “SAK” ishte e vetmja që shprehu interes, na interesonte se deri në 2008 kishin qenë me humbje demontimet që i kushtonin buxhetit të shtetit deri në atë periudhë deri në 35 milionë dollarë”, tha ai.

Ndërkohë që pyetjes së avokatit të Mediut, Ardian Visha se çfarë do të kishte bërë ndryshe tashmë që kanë kaluar 17 vjet, Tërshana tha se “sdo bëja asgjë ndryshe vetëm se nuk do të firmosja”.

Ndërkohë GJKKO njoftoi se nga Ministria e Drejtësisë kishte ardhur përgjigja se autoritet amerikane kanë pranuar kërkesën e autoriteteve tona për të marrë deklarimet e 5 personave mes tyre edhe Patrick Henry të kompanisë “SAK”, por kërkonte të saktësonte disa pyetje për secilin si dhe ti viheshin në dispozicion Henryt emaili që ai ka patur me ish drejtorin e”MEICO”, Ylli Pinarin.

Autoritetet amerikane kanë lënë seancë më 12 maj dhe brenda kësaj date duhet të mbërrijë përgjigja nga Shqipëria, ndërkohë që sugjeronin se seanca mund të bëhej edhe me videokonferencë.

Sa i takon Luan Hoxhës, Anjola Agollit dhe Dashnor Caushit, policia nuk i kishte gjetur dhe SPAK kërkoi të ripërsëritet thirrja ndaj tyre. Seanca e radhës u caktua më 13 mars në ora 09:00. Mediu u ftua sërisht të dëshmonte si i pandehur nga SPAK, por ai tha se do të priste përfundimin e dëshmive të të gjithë personave të thirrur në proces dhe do të konsultohej me avokatët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026