“Prita 16 vite për tu pyetur”, Mediu-dëshmitarëve: Mos heshtni për “Gërdecin”
Ish-minsitri i Mbrojtjes Fatmir Mediu foli për mediat pas seancës së mbajtur këtë të mërkurë në GJKKO.
Ai bëri thirrje për ata që ne atë kohë kanë punuar në Ministrinë e Mbrojtjes që të dëshmojnë dhe të mos zgjedhin heshtjen.
Gjithashtu Mediu shtoi se ka pritur 16 vite që të merret në pyetje nga prokurorët.
“sa i përket vazhdimit të procesit unë edhe njëherë bej thirrje që gjithsecili të vijë dhe të vlerësoj dhe të mbajë qëndrimin për sa i takon punë që ka kryer ne ministrinë e mbrojtjes e të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes për të shmangur manipulimi që mund të bëhet nga grupe të caktuara politike.
Unë kam pritur mbi 16 vite që të pyetem nga prokuroria, prokuroria ka pasur të gjithë mundësinë për të më thirrur e për të më pyetur, asnjëherë nuk e ka bërë”,-tha Fatmir Mediu.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona.
Kujtojmë se Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë