“120 anije të mbytura në Shqipëri”- Meçollari: Mund të tërheqin turistët elitar

29 Korrik 2023 | 15:41

Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli mbi potencialin e zhvillimit të turizmit nënujor në Shqipëri.

Meçollari tha se në bregdetin shqiptare gjenden të mbytura 120 anija moderne , ku më e vjetra është e vitit 1915 dhe ndodhet në Gjirin e Vlorës.

Ai shtoi se 80 prej këtyre anijeve janë të vizitueshme dhe mund të bëhen pika referimi për zhytësit dhe eksploruesit e detit të cilët janë turistë elitar.

Meçollari tha se në brigjet e Shqipërisë gjenden të mbytura dhe 4 anije antike, koordinatat e të cilave nuk mund të jepen pasi bëhen objekt i grabitësve nënujorë.

“120 anije janë gjithsej të mbytura në të gjithë bregdetin shqiptar. Më e vjetra është në hyrje të Gjirin e Vlorës dhe është “Re Umberto”. Një anije e Luftës së i Botërore, është më e vjetra e evidentuar deri tani. Është e vitit 1915. Duhet të kuptojmë se po flasim për anije të mbytura moderne, nga viti 1900 e mbrapa. Ka anije antike 2 mijë vjeçare ose 3 mijë vjeçare të cilat janë evidentuar, por ato nuk publikohen sepses publikimi i koordinatave të tyre do të bëhej objekt për grabitësit e ujit, pasi kanë amfora. Janë evidentuar 4 apo 5 anije antike. Nga anijet modern të mbytura, 80 prej tyre janë të vizitueshme. Ka dhe anije të cilat nuk mund të viziotohen, si për shembull një anije në gjirin e Vlorës, “Luçiano”, ajo nuk mund të vizitohet pasi është e mbushur me municione”, tha Meçollari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026