120 gra më shumë të dhunuara në Durrës krahasuar me një vit më parë

30 Nëntor 2022 | 16:10

Në 9 muajt e parë të këtij viti, Durrësi ka regjistruar mbi 120 gra më shumë të dhunuara, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Statistikat policore dëshmojnë një rritje eksponenciale të rasteve të dhunës në periudhën janar-shtator 2022, krahasuar me 9 mujorin e një viti më parë.

Për vitin 2021, janë 384 raste kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, 80 raste mbrojtje e menjëhershme, 141 raste të dhunës në familje referuar në prokurori dhe 141 autorë të arrestuar në flagrancë.

Për vitin 2022, janë 400 raste kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, 68 urdhra mbrojtje të menjëhershme, 261 raste të dhunës në familje referuar në prokurori dhe 63 autorë të arrestuar në flagrancë.

131 raste më shumë janë referuar në Gjykatë gjatë periudhës janar-nëntor 2022 për veprën penale të dhunës në familje, nga 261 raste të regjistruara në total.

“Për 9-mujorin kemi pasur gjithsej 400 raste kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të mbrojtjes drejtuar në Gjykatë. Janë referuar në prokurori 261 raste të dhunës në familje me 263 autorë”, thotë Karafil, shef i policimit në komunitet.

Për sensibilizimin e qytetarëve, një “Rozafat i murosur” u vu sot pranë komisariatit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Një frymëzim nga fushata “Këpucët e kuqe”, kjo është një qasje e re ndaj fenomenit të dhunës, pikërisht në një nga vendet, ku kjo dhunë duhet të ndalohet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026

Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ështe regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës. Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth otës 21:15 në lagjen...
08:08 | 18/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026