120 raste në ditë në spital/ Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Gjirokastër
Rreth 120 persona në ditë paraqiten pranë institucioneve shëndetësore në Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore si shkak i prekjes nga virozat e stinës.
Pjesa më e madhe e tyre diagnostikohen nga bluzat e bardha me gripin stinor ndërsa në rritje po vjen numri i pacientëve të prekur me Covid-19
“Rastet në përgjithësi janë diku te 50-60 raste në ditë flasim te mjeku i familjes, ndërsa në spital është po e njëjta shifër, përsa i përket Covid 19 kemi shtim të rasteve së fundmi dhe akoma presim rritje duke u nisur edhe nga rajoni presim që të kemi rritje të Covid-19 edhe në rrethin tonë”-tha Noris Doraci, specialist i shëndetit publik.
Specialistët e shëndetit publik apelojnë për respektimin e masave parandaluese nga populluta si higjena, evitimi i grumbullimeve në mjedise të mbyllura, mbajtja e maskave në institucionet shëndetësore, etj. Respektimi i masave të tilla jo vetëm që do të ulte numrin e të prekurve nga gripi por eviton komplikacionet shëndetësore kryesisht në rastet me koronavirus.
“Me shtimin e rasteve të Covid-19 dhe gripit masat janë të njëjta, distancimi, mbajtja e maskave sidomos ne ambiente kur vete për vizitë te mjeku, te urgjenca, te pediatria, në laboratore, domethënë të njëjtat masa që ka pasur për Covid-19″- shtoi ai.
Gjatë ditëve të fundit në Gjirokastër konstatohen temperatura të ulëta të motit, të cilat ndikojnë edhe për infeksionet respiratore të stinës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë