120 vizita në ditë në spital në Gjirokastër, më të shumtët fëmijë dhe të moshuar
Në Gjirokastër rreth 120 persona në ditë të prekur nga gripi stinor paraqiten pranë qendrave shëndetësore dhe spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore. Specialistët infeksionist shprehen së në këtë periudhë ka një rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur nga gripi dhe virozat e stinës.
“Rastet në qytetin tonë të virozave të stinës këtë javë ka filluar një farë rritje e rasteve të paraqitura në të gjitha qendrat shëndetësore dhe në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës, por për momentin situata duke u nisur me vitet e tjera është më pak përhapja e viruseve stinore të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes”, thotë Noris Doraci, specialist i Shëndetit Publik në Gjirokastër.
Numri më i madh i personave të prekur janë fëmijët, mosha e tretë si dhe pacientët me sëmundje kronike.
“Grupmosha më e prekur është grupmosha që është aktive në punë por dëmtimet më të mëdha të gjitha viruset stinore përgjithësisht janë për moshën 0-5 vjeç dhe ajo mbi 60-vjeç sidomos njerëzit që kanë sëmundje kronike”, shprehet mjeku.
Në këto ditë me fluks të shtuar të virozave bluzat e bardha apelojnë për respektimin e masave parandaluese.
“Disa nga masat që duhet të marrim për parandalimin e përhapjes të të gjitha viruseve respiratore është marrja e vitaminave, marrja e sa më shumë lëngjeve, shmangia e vendgrumbullimeve sidomos nëpër spitale, tjetra është higjiena personale”, thotë mjeku.
Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit
- 15:59 Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës