121 të arrestuar në operacionin kundër pornografisë së fëmijëve në Spanjë

12 Nëntor 2023 | 09:16

Policia spanjolle arrestoi sot 121 persona, mes tyre 118 burra dhe tre gra, në një nga operacionet më të mëdha të kryera në atë vend kundër pornografisë së fëmijëve.

Siç njofton agjencia EFE, në kuadër të aksionit janë kryer 125 kontrolle dhe janë konfiskuar 946 pajisje me 500 terabajt përmbajtje pornografike me të mitur.

Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe vendet e punës të të arrestuarve janë konfiskuar 368 hard disqe, 427 CD dhe DVD, 114 USB flash drive, 37 karta memorie, 60 kompjuterë, 47 celularë, gjashtë tableta, video kamera dhe pajisje të tjera elektronike, thuhet në njoftimin e policisë kombëtare.

Hetimi është nisur nga agjentë të Njësisë Qendrore të Krimeve Kibernetike në kuadër të punës parandaluese të patrullës kibernetike në luftën kundër rrjeteve pedofilike që ndajnë dosje me materiale për abuzimin seksual të fëmijëve në internet.

Në operacion morën pjesë 46 njësi territoriale të specializuara për krimin kibernetik.

Të gjithë të arrestuarit përdorën të njëjtën platformë dixhitale për të marrë dhe shpërndarë përmbajtje të paligjshme, thuhet në deklaratë.

Një burrë është arrestuar në Madrid, i cili zotëronte dy milionë dosje që përmbanin regjistrime të abuzimit të rëndë seksual të vajzave shumë të reja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026