122 metra i gjatë, superjahti i miliarderit të njohur akonkorohet në Durrës
Mëngjesin e sotëm, superjahti “Kismet”, një nga jahte më luksoze në botë, është ankoruar në radën e portit të Durrësit. Mjeti 122 metra i gjatë është pronë e miliarderit pakistanezo-amerikan Shahid Khan dhe pritet të qëndrojë për disa orë në qytet.
Në bord ndodhen 12 VIP-a, përfshirë biznesmenë amerikanë dhe iranianë, disa prej të cilëve miliarderë të njohur në fushat e tyre.
Anija kombinon elegancën, rehatinë dhe teknologjinë e përparuar, duke reflektuar standardet më të larta të dizajnit modern të jahteve.
“Kismet” është shpallur jahti më i bukur në botë për vitin 2025. Ai është prodhuar nga kantieri i njohur Lürssen dhe u lëshua në det në dhjetor të vitit të kaluar. Vlera e tij arrin 360 milionë dollarë, ndërsa kostoja vjetore për mirëmbajtjen kap 30 milionë dollarë.
Ndryshe nga superjahtet e tjera që vizitojnë shpesh portin e Durrësit, ky supermjet nuk do të furnizohet me karburant gjatë qëndrimit në qytet.
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht