13-vjeçari i mbijeton rënies nga gati 30 metra në Grand Canyon

14 Gusht 2023 | 08:10

Një djalë 13-vjeçar mbijetoi pasi rrëshqiti dhe ra gati 30 metra në Grand Canyon në shtetin amerikan të Arizonës.

Ekuipazheve të shpëtimit iu deshën dy orë për të tërhequr Wyatt Kaufman pasi ai rrëshqiti nga një shkëmb në zonën e Rim-it të Veriut, e cila është e njohur për turistët. Djali u dërgua në spital me lëndime të rënda, por më vonë u lirua, raporton BBC.

Wyatt i tha një stacioni televiziv lokal se ai u rrëzua duke u larguar nga rruga në mënyrë që njerëzit të mund të bënin foto, duke shtuar se po mbahej te një shkëmb me njërën dorë kur humbi ekuilibrin dhe filloi të binte.

“Nuk mbaj mend asgjë pas rrëzimit. Më kujtohet që herë pas here zgjohesha dhe shikoja se isha në pjesën e pasme të një ambulance,” tha Wyatt.

Ai ka nëntë rruaza të thyera, një shpretkë të këputur, një dorë të thyer dhe një mushkëri të shembur. Disa dhjetëra punonjës të urgjencës morën pjesë në shpëtim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026