13,7 mln euro energji në shtator, KESH po hap ankande për shit-blerje

7 Shtator 2022 | 15:47

KESH po menaxhon energjinë dhe të ardhurat e veta përmes tregtisë. Ajo po shet dhe njëherazi po blen energji në treg të huaj, duke dashur të ruajë financat, teksa çmimet e energjisë elektrike prej mesit të gushtit variojnë në 500 euro për megavat.

Prej datës 29 gusht, KESH ka hapur dy procedura optimizimi dhe një ankand për blerje energjie.

Tek ankandi i parë me afat deri në 4 shtator, vendi ynë ka humbur 200 mijë euro, ndërsa në të dytin nuk ka mundur të shesë asnjë megavat, duke paguar për import 7,5 mln euro. Duke shtuar edhe blerjet për datat 3-4 shtator, institucioni ka paguar për këtë muaj 13,7 mln euro.

Tregu energjetik është në krizë këtë periudhë pasi çmimet janë 10-fishuar në raport me vitin 2021, ndërsa qeveria pritet të shpallë një plan masash për dimrin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026