140 mln euro për rrugët, Unaza e jashtme e Tiranës i vetmi projekt i ri në 2023
Unaza e jashtme të Tiranës është e vetmja rrugë e re që pritet të nisë ndërtimin nga viti i ardhshëm.
Rruga 22 km e gjatë që lidh Kasharin, Vaqarrin dhe Mulletin do kushtojë 110 milionë euro me paratë që do të financohen nga BERZH. Ky i fundit do të japë edhe 50 mln euro të tjera për rehabilitimin e urave të amortizuara ndër vite.
Në buxhetin 2023, të gjitha rrugët e tjera me financim të jashtëm dhe të brendshëm, janë ato që kanë nisur në vite dhe shumica e tyre do të përfundojë në 2024, 2025.
Disa prej tyre, janë Unaza e Tiranës, Rruga Korcë-Ersekë, Rruga Qukës-Qafë-Pllocë, Tuneli i Llogarasë dhe Kardhiq-Delvinë. Për këto dhe të tjerat që financohen nga qeveria, nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës pritet të dalin rreth 100 milionë euro.
Ndërkohë, për vitin në vazhdim, janë të hapura edhe 4 kontrata koncesionare për, ndërtimin e Rrugës së Arbrit, Rrugës Milot – Morinë”, Orikum – Dukat- Porti i Jahteve dhe Ndërtimin e Rrugës Milot – Balldren.
Fondi vjetor i qeverisë për të gjitha këto kontrata llogritet 40 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve