140 vjetori i revistës së parë shqipe, “Flamuri i Arbërit” u botua nga De Rada

5 Nëntor 2023 | 15:49

Viti 2023 shënon 140 vjetorin e botimit të revistës së parë në gjuhën shqipe. Revista ruhet në fondin e bibliotekës “Qemal Baholli” në Elbasan dhe titullohet “Flamuri i Arbrit”.

Kjo revistë u botua për herë të parë nga Jeronim De Rada në vitin 1883 me synimin për të ruajtur dhe përçuar gjuhën Shqipe. Në revistën e parë shqipe De Rada trajtoi çështje kulturore, letrare, shoqërore, por edhe problematika të politikës së kohës.

 “Viti 2023 është viti i 140 i botitmit të revistës së parë në gjuhën shqipe, “Flamuri i Arbrit” botuar nga De Rada në vitin 1883. Është një revistë kulturore, letrare, shoqërore, por mbi të gjitha në këtë revistë trajtohen probleme politike të kohës.

De Rada ka pasur si qëllim të çojë në fund amanetin e heroit tonë Skënderbeut për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe”,-tha Manjola Hatellari Drejtoreshë e Bibliotekës “Qemal Baholli

Në kuadër të përvjetorit të kësaj reviste  në bibliotekën publike të Elbasanit u organizua një miniekspozitë.

“Kjo miniekspozitë e revistës së parë “Flamuri i Arbrit” është një kujtesë e mirë për të gjithë qytetarët sepse pas Lidhjes së Prizrenit u lanë shumë detyra për ruajtjen e përhapjen e gjuhës shqipe dhe ndjenjës partiotike. Revista e parë “Flamuri i Arbrit” është një revistë në gjuhën e arbëreshëve dhe një faqe në italisht”,-tha Fetah Biza, Hulumtues.

Në revistën e parë shqip De Rada dha përshkrime mahnitëse për krahinën e Korçës dhe të Krujës duke përshkruar me detaje fshatrat dhe kulturën. Ndoshta jeta e shkurtër 5 vjeçare e kësaj reviste nuk i dha kohë De Radës të shkruante edhe për krahinat e tjera të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026

Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë

Për dy netë me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur Festivali Kombëtar i Sazeve, ku grupe folklorike nga gjithë Shqipëria performuan këngët dhe vallet...
20:51 | 23/06/2026