English

“15 ditëshi i parë me mot të qëndrueshëm”, Osmani: Si pritet muaji shkurt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në këtë datë 1 shkurt, Hakil Osmani nga MeteoAlb tha për Euronews Albania se më fillimin e këtij muaji, pritet të kemi kryesisht një mot të qëndrueshëm. Ai tha se dita e diel do të jetë ajo e cila do të sjellë një ndryshim të motit për shkak të reshjeve të shiut, në masë jo shumë të lartë.

- Advertisement -

“Në këtë fillim muaji, kemi një ditë kryesisht me vranësira por nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve të shiut. Sa i përket temperaturave, makismumi pritet të jetë 15 gradë, ndërsa ditën e diel kemi ndryshime të kushteve atmosferike pasi do të jenë prezente reshjet e shiut të cilat më të dukshme do paraqiten në zonat jugore, duke vijuar më pas në gjithë territorin shqiptar.

Në zonat e thella malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës”, tha Osmani.

Ai shtoi se në ditët e para të shkurtit do të kemi prani të diellit por më pas vijon një ulje e temperaturave të ajrit në zona të caktuara.

“Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim, kemi përmirësim të motit, me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe kryeqyteti. Pra 15 ditëshi i parë do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Sa i përket temperaturave do të jenë disi të larta të paktën deri ditën e hënë, makismumi i cili do të jetë 15 deri në 16 gradë celsius.

Gjatë kësaj javë do të kemi rënie të temperaturave të ajrit të cilat do të shënojnë -8 gradë. Në pjesën e dytë të javës do të kemi rënie më të ndjeshme, maksimume jo më shumë se 10-11 gradë celsius”, theksoi Hakil Osmani.

Ndërkaq, meteorologu ka shpjeguar se si do të variojë pjesa e dytë e shkurtit, tashmë me një mot më të butë dhe me largimin e masave ajrore të ftohta.

“Temperaturat tipike sa i përket muajit shkurt do të jenë rreth vlerës -2.2 gradë  në orët e para të mëngjesit, ndërsa maksimumet rreth vlerës 14 gradë celsius.

Pjesa e dytë të shkurtit do të sjellë një mot më të butë, me temperatura shumë më pranë vlerave normale, kryesisht 16 gradë”, tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?