15 familje jetojnë ende në kontejnerë

26 Nëntor 2021 | 07:49

15 familje në Manzë jetojnë në kontejnerë që pas tërmetit të 26 nëntorit të dy viteve më parë. Më e vështirë, kjo situatë është për fëmijët, që përpiqen të gjejnë mes rrugicash një cep për të luajtur.

E lehtë nuk është as për të moshuarit. Jashtë kontejnerëve, banorët shijojnë rrezet e  diellit në atë pak hapësirë që lejon vendosja e këtyre njësive lëvizëse, ndërsa brenda tyre është e vështirë të organizojnë jetën e përditshme.

“Tre kurora jemi në familje. Jemi si një furrik pule, të lëvizësh prek tjetrin me kurriz”, u shpreh një i moshuar.

Ky banor na thotë se vuan nga disa sëmundje dhe të jetuarit në kontejnerë ia ka rënduar gjendjen shëndetësore.

“Me mjekime jam nga puna e lagështirës”, u shpreh ai.

Ndërsa një tjetër qytetar na thotë se prej dy vitesh jeton në këto kushte. “Kemi 2 vite që jetojmë këtu, që kur ra tërmeti. Më parë ishim në çadra, pastaj erdhëm këtu”, u shpreh një tjetër banor.

Kushtet në të cilat jetojnë janë të vështira.

“Nuk kemi ujë, na vjen uji  me autobot nga Durrësi”, tha një tjetër banor. Për të është e vështirë të gjejë një banesë me qira, ashtu si edhe shumë familje të tjera.

“Kam 6 muaj që marr bonus qiraje. Nuk kam ku iki se nuk gjenden shtëpi me qira”, tha ai më tej. Edhe për nënë Minen jetesa në kontejnerë sa vjen dhe bëhet më e vështirë.

Problemet e saj shëndetësore janë të shumta, por gjatë këtyre viteve që ka jetuar këtu, janë theksuar akoma më shumë. Ajo nuk dëshiron as të flasë. Prej dy vitesh asgjë nuk ka ndryshuar dhe përditë nga pak e ka humbur shpresën.

Pranë njësisë administrative, zyrtarë të saj na bënë të ditur se 9 pallatet e dëmtuara nga tërmeti në këtë zonë janë shembur, dhe dy prej tyre janë pranë përfundimit të rindërtimit.

Nga 135 aplikues në programin e rindërtimit kanë përfituar 69 dhe prej tyre 42 do të vendosen në dy godinat që janë gati.

Pjesa tjetër do të mbeten në godina me qira ose kontejnerë derisa ky proces të përfundojë dhe se kur do të ndodhë kjo askush nuk mund ta thotë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022