15 humbje jete në Shqipëri nga Covid-19

14 Mars 2021 | 16:00

Ministria e Shëndetësisë thotë se 15 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa nga kryerja e 3119 testeve të dyshuara, 653 prej tyre janë konfirmuar të prekur pozitivë.

Aktualisht, në spitalet COVID në kryeqytet, por  edhe tek tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët shtatë pacientë janë të intubuar.

Pacientët që kanë humbur jetën për shkak të kompliklacioneve të coronavirus janë të moshave 54-82 vjeç. Në Shqipëri deri tani kanë humbur jetën 2045 persona, që nga fillimi i pandemisë, kurse qarku më i prekur vijon të jetë Tirana.

Ministria  po ashtu thotë se po vijon procesi i vaksinimit në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 234 vaksinime, kurse nga fillimi i procesit janë kryer 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anti-covid. Sipas tyre, masat janë të thjeshta, por tepër të rëndësishme për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19 në popullatën e gjerë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026