15-vjeçarja Nansi Haxhiu, kampionia e sportit në zhdukje në Shqipëri
Kur mësuesja e fizkulturës i sugjeroi Nansi Haxhiut të merrej me sport, vajza atëherë 10-vjeç e pa këtë si një ‘gjuajtje të largët’. Pesë vite më vonë ajo është kampionia e vetme e sportit të hedhjes së çekiçit në Shqipëri.
Nxënësja 15-vjeçare e cila studion në shkollën “Ismail Qemali” në Tiranë shprehet e lumtur për arritjet e deritanishme në karrierën e saj sportive, ndërsa thotë se do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e familjes dhe shoqërisë.
Megjithatë, autoritetet nuk po e luajnë pjesën e tyre në këtë traditë në zhdukje në Shqipëri. Mungesa e kushteve dhe e mbështetjes financiare i ka larguar sportistët e rinj nga kjo disiplinë.
“Ne nuk kemi vende zhveshje, nuk kemi vende për t’u larë, nuk ka as mbështetje financiare, nuk ka dhe vegla. Gjithçka e kam paguar vetë. E vetmja gjë që na shtyn ne është pasioni,” tregon Haxhiu për GenZ në Euronews Albania.
GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Këto sfida nuk janë të reja as për sportistët e tjerë me më shumë përvojë dhe medalje.
Klodiana Shala, një kampione atletike e sheh si vrap me pengesa ushtrimin e sportit në Shqipëri.
“Unë vetë kam pasur një sakrificë në sport për shkak të kushteve që kanë qenë shumë të vështira, shpresoj që kushtet të rregullohen gradualisht dhe kështu do e bëjmë sportin me zemër,” tha atletja Shala.
Kampione jo vetëm në sport, por edhe në ruajtjen e optimizmit dhe fokusit, Haxhiu dhe Shala shohin sidoqoftë një të ardhme plot shpresë për ata që nuk i dorëzohen ushtrimit të pasionit të tyre.
“Shpresoj që rezultatet e mia të jenë të larta dhe në një pikë pse jo të përfaqësoj Shqipërinë në gara ndërkombëtare,” shprehet 15-vjeçarja Nansi Haxhiu.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura