“15 vjet më parë isha në grevë që të hapen kutitë”, Klosi: PD i dogji
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha në emisionin Now në Euronews Albania se rinumërimi i votave në Tiranë dhe disa qarqe pas kërkesës së PD është gjëja e duhur në dobi të transparencës.
Ai risolli në vëmendje kohën kur PS kontestonte zgjedhjet e 2009 duke u futur në grevë urie me kërkesën që të hapeshin kutitë dhe jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por kutitë u dogjën.
“Çdo pjesë e transparencës ja vlen, po flisni me dikë që 15 vjet më parë ka qenë në grevë urie me këtë kërkesë të hapen kutitë. Në 2010 u futëm në grevë urie dhe çfarë kërkuam; që votat e Beratit të numëroheshin, kishim të drejtë kushtetuese sipas kodit zgjedhor, nuk na e dhanë me arsyetimin që nuk kishim fakte të qenësishme dhe kur ne ishim në grevë urie u dogjën kutitë. Sot është data 19 qershor dhe ende nuk është shpallur rezultati zyrtar, mbase nuk ja vlen por sa i përket transparencës është gjë shumë e mirë. Por ajo që tregon rinumërimi, në 200 kuti të numëruara gabimi është 1 votë për 2 kuti, pra asgjë, është pasojë e lodhjes njerëzore”, tha Klosi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shehaj live nga rinumërimi: KAS po u shton vota të pavlefshme partive të mëdha
- Rinumërimi i votave, anëtari i KAS: Partitë e mëdha kanë humbur vota nga procesi
“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet