Shehaj live nga rinumërimi: KAS po u shton vota të pavlefshme partive të mëdha

18 Qershor 2025 | 13:30

Ka nisur këtë të mërkurë procesi rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, ku prezent ishte dhe kreu i Partisë “Mundësia“, Agron Shehaj.

Në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, Shehaj tha se teksa janë hapur 25 kutitë e para diferencat e votave janë shumë të papërfillshme.

Megjithatë ai denoncoi anëshmërinë e KAS në këtë proces rinumërimi, ku tha se merren pararasysh dhe miratohen vetëm kërkesat e bëra nga partitë e mëdha.

“Procesi sapo ka filluar, kanë gjetur diferenca shumë të vogla. Ne po monitorojmë votat tona, votat e partisë që pretendon të marrë vendin tonë. Ne e kemi bërë një kontroll paraprak, kemi kontrolluar filmimet e numërimit të parë që është bërë i cili ka dhe më shumë vlerë në fakt. Ne presim që mos të ketë asnjë ndryshim. Nuk besoj se do ketë ndryshim. Janë numëruar pothuajse 25 kuti“, tha Shehaj.

Më tej, ai shpjegon se si qëndrojnë të dhënat deri më tani nga procesi i rinumërimit. Shehaj vë në dukje se KAS merr vendime në favor të PD-së dhe PS-së pasi vetë komisioni është i përbërë nga anëtarë të këtyre dy partive. Kreu i “Mundësia“ denoncoi shtimin e votave të pavlefshme për partitë e mëdha.

“Votat e Partisë “Mundësia“ janë identike. Janë shtuar 4 vota Partisë Demokratike në këto 25 kuti. Janë shtuar sepse KAS ka rivlerësuar vota që ishin quajtur të pavlefshme. Të gjitha votat e pavlefshme që janë shtuar PS-së dhe PD-së, janë vota të cilat kanë një problem, dhe tani KAS merr vendim dhe thotë se nuk është problem, janë vota të vlefshme. KAS po vendos ti shtojë vota PS-së dhe PD-së.

Të gjitha votat çohen për rivlerësim tek KAS nga numëruesit dhe vendimet e KAS janë në favor të PS-dhe PD-së, është fakt. Nëse cënohet rezultati, ne jemi këtu, kemi vëzhgues dhe po kujdesemi që votat e partisë “Mundësia“ të mos preken, dhe votat për partitë e tjera të mos shtohen. Nëse ka tentativa për të rrëmbyer mandatin e partisë Mundësia, do ta denoncojmë“, tha Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
18:34 | 28/06/2026

Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar

Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës...
17:17 | 28/06/2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur...
15:54 | 28/06/2026