Avokati i ish-deputetit tregon pse u shty seanca: Kur pritet të lirohet Salianji
Avokati i ish-deputetit të PD, Ervin Salianji, Redi Ramaj, në një intervistë për Euronews Albania, dha shpjegime lidhur me shtyrjen e seancës për lirimin me kusht të klientit të tij dhe procedurat që do të ndjekin më tej.
Sipas Ramajt, kërkesa për lirimin e Salianjit është iniciuar nga pala mbrojtëse dhe bëhet si një procedurë rutinë brenda parametrave ligjorë dhe të drejtave që i garanton ligji.
Ai theksoi se kushtet për lirimin me kusht janë plotësuar, por seanca u shty për shkak të mungesës së dokumentacionit nga institucionet përkatëse.
“Mendoj se është një çështje procedurale ku institucionet, që duhet të kenë gati dokumentacionin në këto raste, kanë munguar. Lirimi para kohe me kusht është një e drejtë e përcaktuar nga kodi i procedurës penale dhe kodi penal, dhe të gjitha kërkesat për këtë janë bërë nga Ervin Salianji. Nga këndvështrimi ynë, gjykata e Fierit duhet të zbatojë ligjin dhe të fokusohet në faktin nëse është plotësuar i gjithë dokumentacioni dhe nëse kushtet, siç përcakton ligji, për lirimin e tij para kohe me kusht janë përmbushur. Ai i ka mbetur më pak se tre muaj e ca dënim për të kryer, dhe normalisht lirimi i tij nga qelia kërkohet vetëm për këtë periudhë që i takon sipas ligjit”, tha ai.
Avokati theksoi se procesi mund të zgjasë dy-tre seanca dhe shprehu shpresën që gjykata të japë vendimin pozitiv sa më shpejt, pasi nuk ka arsye për zgjatje të mëtejshme. Ai e cilësoi kërkesën e tyre si plotësisht ligjore dhe në përputhje me rregullat.
Përsa i përket gjendjes së Ervin Salianjit, avokati tha se klienti i tij është i qetë dhe ka pranuar vendimin e gjykatës që nga momenti i vetdorëzimit, duke e pranuar dënimin për të përmbushur detyrimin ligjor. Megjithatë, ai po ndiqet nga mbrojtja për të përfituar të gjitha të drejtat që ligji i garanton.
Zoti Salianji është i qetë, dhe këto kërkesa janë inicuar nga ne si palë mbrojtëse, duke shfrytëzuar hapësirat që ligji i njeh çdo personi që vuan dënimin. Që kur u vetëdorëzua, ai ka pranuar qetësisht zbatimin e vendimit të gjykatës dhe është i gatshëm të kryejë dënimin e tij në tërësi. Por, siç e përmenda, këto të drejta i njeh ligji, dhe ne do të bëjmë përpjekje që ai të përfitojë maksimumin nga ato që i takojnë ligjërisht. Zoti Salianji është i qetë, por sigurisht i interesuar për këtë proces, megjithatë jo me ndonjë entuziazëm të madh.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)