150 persona në ditë kërkojnë ndihmë për grip e COVID në urgjencën e Gjirokastrës
Në Gjirokastër vazhdojnë të regjistrohen shifra të larta të personave të prekur me gripin stinor. Janë rreth 150 persona në ditë të cilët paraqiten pranë mjekut të familjes si dhe në urgjencën e spitalit rajonal “Omer Nishani” me virozat e stinës ndërsa nuk mungojnë edhe infektimet me Covod-19
“Vazhdon paraqitja në urgjencë e shumë pacientëve të cilët kanë shqetësimet e gripit, ato janë nga më të ndryshmet, janë në ditët e ndryshme të gripit, dhe ne kemi dhënë mjekimin dhe ndihmën e parë, po kështu kemi dhënë recetë për trajtimin në shtëpi”, thotë Bledar Çela, mjek i urgjencës.
Mjekët kërkojnë nga pacientët që të bëhet kujdesa pasi është parë që gripi këtë vit zgjat më shumë se zakonisht.
“Gripi nuk ikën me një ditë, me dy ditë, bile ka simptoma që mund të zgjasin 20-30 ditë, ky grip ka një kollë që zgjat zakonisht dhe një dhembje fyti, po sidoqoftë duhet ndjekur në dinamikë n.q.s kalojnë ditët 1 javë, 10 ditë dhe vazhdojnë me temperaturë, me kollë të fortë, me dhimbje gjoksi duhet parë më seriozisht dhe duhet vizituar tek mjeku se mos kalon në bronkopneumoni apo diçka tjetër që mund të jetë më serioze”, shprehet mjeku.
Në fillim të sezonit dimër pranë strukturave shëndetësore në Gjirokastër morën vaksinën antigrip 6 500 persona, kryesisht të moshuar, çka ka ndikuar në uljen e sëmundshmërisë. Megjithatë, bluzat e bardha apelojnë për respektimin rigoroz të masave parandaluese për gripin stinor.
“Është e mirë për moshat e treta sepse është një ndihmesë por duhet thënë që çdo vit gripi është një virus i ri dhe kuptohet që vaksina të jep ndihmën por këtë vit virusi ka karakteristika të veçanta dhe jo vetëm vaksina duhet bërë por do kujdes me gripin, të mbash distancë, të mos ekspozohesh sidomos ata që kanë sëmundje shoqëruese po kështu edhe trajtimi që i bën vetë në shtëpi duke marrë lëngje, duke marrë paracetamol, duke pirë çajrat do dhe një kujdes të madh nuk është vetëm vaksina”, thotë mjeku.
Virusi stinor deri tani nuk ka shkaktuar komplikacione të rënda shëndetësore, por mjekët apelojnë për një kujdes të shtuar kryesish tek fëmijët dhe moshat e treta.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta