150 raketa në gatishmëri?! Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara sqaron situatën: Jemi të sigurt

1 Mars 2026 | 20:44

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Rido Kortezi në një lidhje live në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka raportuar lidhur me situatën në vend pas sulmeve në aeroportin e Abu Dhabit.

Ai theksoi se situata ka qenë më e qetë dhe se sistemi antiraketor i Emirateve të Bashkuara Arabe ka funksionuar mirë dhe nuk ka pasur dëme.

“Çdo gjë është mirë. Po sot sot ka qenë një ditë më e qetë. Sulmet kanë qenë më të pakta në numër dhe sistemi antiraketor i Emirateve të Bashkuara Arabe ka funksionuar mirë dhe nuk ka pasur dëme. Ka pasur disa goditje në mëngjes herët në aeroportin e Abu Dhabit në disa terminale periferik po ashtu dhe në terminal në aeroportin e Dubait në dhe ato në disa terminale periferike.

Risia ka qenë që është goditur dhe baza ushtarake franceze këtu në Abu Dhabi sepse këtu në Abu Dhabi është baza franceze dhe baza ushtarake amerikane”, tha ai.

Ambasadori ndër te tjera shtoi se sulmet kanë qenë të paparashikuara dhe sa i përket komunitetit shqiptar nuk ka pasur shqetësime ose të lënduar.

“Sulme kanë qenë të paparashikuara dhe sa i përket komunitetit shqiptar nuk ka pasur shqetësime.  Kuptohet ka kontakte me ta, kanë pyetjet dhe shqetësime të vogla, më shumë për: kur mund të largohen ose kur mund të hapet hapësira ajrore.

Por gjatë këtyre sulmeve ka pasur dëme shumë të vogla njerëz rreth dy tre të vrarë dhe disa të plagosur por fatmirësisht nuk ka të lënduar nga shtetas shqiptarë”, tha ai.

Ndër të tjera, ambasadori theksoi se pamjet që qarkullojnë në rrjet për sulmet janë neutralizuar nga sistemi raketor. Sipas tij janë neutralizuar me 150 raketa dhe mbi 200 drone.

“Sistemi raketor i Emiratit të bashkuara është një nga sistemet më të zhvilluara është sistemi TAD patriot i cili ka neutralizuar shumicën më të madhe të këtyre raketave dhe droneve. Bëhet fjalë për 150 raketa dhe mbi 200 drone dhe pikërisht ajo pamje që keni parë juve janë mbetje raketore që neutralizohen në ajër dhe bie në forma mbetjesh poshtë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026