“150 serbë po trajnohen për t’u futur në Kosovë”, Elezi: Do paguhen 5 mijë € në muaj
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku tha se në Serbi, vetëm 20 kilometra larg kufirit të Kosovës, 150-200 persona janë duke u trajnuar ushtarakisht në 2 baza të ndryshme për t’u futur në Kosovë.
Sipas tij ata do të futen me “misionin” për të mbrojtur serbët në Kosovë dhe sipas ekspertit ata do të paguhet për këto shërbime me 5000 euro në muaj.
“Janë diku te 150-200 persona të cilët po trajnohen në dy baza të ndryshme, afër kufirit me Kosovën, rreth 20 kilometra nga kufiri i Kosovës me Serbinë. Të njëjtët po përgatiten ushtarakisht, për t’u futur brenda territorit të Kosovës, për të mbrojtur sipas tyre, komunat serbe të cilët policia e Kosovës është duke i torturuar.
Atje po zhvillohet një propagandë që policia e Kosovës, është duke ushtruara aktivitete të dhunshme ndaj qytetarëve serb në veriun e Mitrovicës dhe se ka nevojë për djem të cilët janë të gatshëm të vijnë në mbrojtje përmes armëve. Besohet se grupi i cili ishte larguar nga Kosova më 24 shtator, janë prapë pjesë e këtij numri i cili po rritet në vazhdimësi. Nga ajo që kemi informacion këta persona do paguhen nga 5000 euro në çdo muaj, pasi të futen në territorin e Kosovës”,-tha Bedri Elezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 20:11 Presidenti Bajram Begaj reagon për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve