Aksidentet me pasoja në Durrës, mesatarisht 2 të vdekur në muaj

23 Tetor 2023 | 16:57

Kjo është një ditë normale në rrugët e qytetit të Durrësit. Përgjatë 9 muajve, në rrugët e qytetit të Durrësit janë regjistruar 78 aksidente rrugore, me pasojë 18 të vdekur, 20 të plagosur rëndë dhe 69 persona të plagosur lehtë.

Aksidentet, ku të përfshirë janë një mjet dhe këmbësorët, janë më të shpeshtat.

43 të tilla, me 11 humbje jete dhe 11 të plagosur rëndë, janë regjistruar në periudhën janar- shtator, referuar statistikave të Drejtorisë Vendore të Policisë.

 “Shkelës të rrugës në rastin konkret janë dhe këmbësorët, dhe unë nuk e di që sot që flasim ndonjë këmbësor për shkeljet që ka bërë të jenë marrë masa kundrejt tij. Jemi në një kohë që duhet të reagojmë”, Agron Beja, ekspert rrugor.

Një tendencë që po vihet re kohët e fundit është ulja e numrit të aksidenteve gjatë orëve të mbrëmjes 19.00-24.00.

Eksperti na tregon kur janë oraret më të rrezikshme tashmë.

 “Krijohet një situatë shumë e vështirë, në pikun që lidhet me orarin e dërgimit të fëmijëve në shkolla, ose drejtpërdrejtë në oraret e fillimit të punës”, Agron Beja, ekspert rrugor.

Në këto kushte, Beja liston masat dhe apelon:

 “Duhet të ndërhyhet, jo vetëm në sensibilizim, por, siç po ndodh kohët e fundit, dhe nëpërmjet shtimit të numrit të patrullave të policisë për kufizimin në njëfarë mase të shpejtësisë së lëvizjes, kufizimet nëpërmjet kontrollit të radarit, apo dhe kontrolle të ndryshme rutinë për përdorimin e pijes alkoolike dhe shkelje të ndryshme administrative që përdoruesit e mjeteve bëjnë”,- Agron Beja, ekspert rrugor.

“Duhet patjetër që dhe këmbësori të jetë i përgjegjshëm në momentin e kapërcimit. Të kontrollojë rrugën dhe më pas të marrë iniciativën e kapërcimit të saj.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026