153 gra të vrara në 12 vjet, OBSH: 5% e grave në Shqipëri dhunohen nga partnerët

Foto ilustruese
2 Mars 2023 | 16:06

Brenda 24 orëve 3 gra u vranë në mënyrë makabre. Historitë e dhunës ndaj grave nga partnerët intimë apo familjarë të afërt shpesh kanë përfunduar tragjikisht.

Të dhënat zyrtare të raportuara nga policia e shtetit flasin për 153 gra të vrara në 12 vite.

Nga 2010 deri në 2023 mesatarisht janë vrarë 10 deri në 12 gra.

2021 rezulton viti më tragjik me 20 gra të vrara.

Dhuna që partnerët ushtrojnë ndaj grave konsiderohet me përmasa pandemike edhe nga ekspertet e shëndetësisë botërore.

Raporti i publikuar nga OBSH rendit Shqipërinë të dytën pas Rumanisë sa i takon këtij fenomeni në Europën Qendrore. 5% e grave në vendin tonë dhunohen.

Përgjatë vitit 2022, të dhënat zyrtare flasin për 4 mijë denoncime të dhunës në familje dhe 2400 urdhër-mbrojtjeje për gratë dhe vajzat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026