Pse u lirua Dan Hutra? Gjykata zbardh vendimin e plotë për vrasësin
Gjykata e Tiranës ka publikuar këtë të mërkurë një sqarim në lidhje me vendimin e lirimit nga burgu të Dan Hutrës, vrasësit serial që ekzekutoi ditën e djeshme tre gra në kryeqytet.
Gjykata thekson se lirimi i Hutrës, ka qenë i detyruar nga ligji për shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin e të pandehurit, pas vuajtjes së dënimit në paraburgim.
“Në nenin 261 të K.Pr.Penale, konkretisht në pikën c) parashikohet se … “Masat e sigurimit shuhen kur kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se sa masa e dënimit të caktuar….”.
Në interpretim të dispozitës së mësipërme, nëse kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur nga i pandehuri është më e madhe se dënimi i vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, atëherë masa e sigurimit personal “Arrest në burg” e vendosur ndaj të pandehurit nuk mund të vazhdojë të ekzekutohet.
Duke ju kthyer rastit, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin me nr. 395 datë 08.02.2023, i pandehuri është dënuar, në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, përfundimisht me 1 (një) vit burgim për kryerjen e veprës penale të “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Pr. Penale. Sipas këtij vendimi, vuajtja e dënimit fillon nga data 16.06.2022, kur i pandehuri është arrestuar. Gjatë gjykimit i pandehuri është gjykuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” nga data 16.06.2022 e deri më sot.
Bazuar ne nenin 7 të Ligjit nr.7942 datë 31.05.1995 “Për hyrjen në fuqi të Kodit penal”, një ditë paraburgim e vuajtur nga i pandehuri nën masën “arrest në burg”, është e barabartë me një ditë e gjysëm burgim.
Në këto kushte, rezulton se i pandehuri e ka vuajtur të plotë dënimin me dt.16.02.2023, pasi kohëzgjatja e paraburgimit, që është duke vuajtur, është më e madhe se dënimi i caktuar nga gjykata.
Në këto kushte, në datën 16.02.2023, Gjykata ka qënë e detyruar nga ligji, të vendosë shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e menjëhershëm të këtij të pandehuri”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë