17-vjeçari që u hakmor në Lezhë, i pranishëm në vrasjen e babait
17-vjeçari që u hakmor për vrasjen e babait të tij në Lezhë, ka qenë i pranishëm në vendngjarje.
Gazetari Gjergj Figuri tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se vetë i riu, në atë kohë, vetëm 4-vjeç, mbeti i plagosur nga të shtënat me çifte. Pasi nëna e tij u informua për ngjarjen e rëndë, ajo vendosi t’i jepte fund jetës, duke pirë helm.
I riu, u rrit nën përkujdesjen e tezes dhe xhaxhait të tij. Ndërsa vrasësi qëndroi në burg vetëm 7 vite.
Mesditën e së hënës, 17-vjeçari qëlloi për vdekje vëllain e vrasësit të babait të tij, Lekë Lekgjonajn, në fshatin Manati të Lezhës.
I riu u arrestua pak minuta pas ngjarjes së rëndë. Në rrjetet sociale ai u shpreh se nuk u hakmor, por vuri nderin në vend.
Ndërsa, psikologia Arjana Mucaj u shpreh se faj në këtë situatë ka familja, në mënyrën sesi e ka rritur 17-vjeçarin.
Sipas saj, përgjegjësi kanë edhe shkolla, bashkia dhe institucionet e kujdesit social.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar