174 punonjës shteti të përfshirë në kultivimin e kanabisit
Shtëpitë e barit në Shqipëri sa vijnë e shtohen, ku për prëfshirje janë akuzuar edhe 174 punonjës shteti.
Rasti i fundit u zbulua në fshatin Ndroq pak ditë më parë. Krahas kultivuesve të kanabisit, nën akuzë po vihen edhe punonjës të OSHEE dhe zyrtarë lokalë.
Në një shtëpi të veçuar, të dhënë me qira në fshatin Ndoq, OSHEE, kishte konstatuar humbje te energjisë elektrike.
Por punonjësit e zonës nuk kishin verifikuar e as ndërprerë lidhjen e paligjshme që furnizonte me energji llambat për rritjen e kanabisit.
Pas dy ditësh në burg, Gjykata la në “arrest shtëpie” elektricistin e zonës dhe faturistin.
Sa i takon kultivimit të kanabisit në tokë të hapur, vitin që lamë pas janë konstatuar rreth 750 raste.
Veç kultivuesve nën akuzë për shpërdorim detyre dhe mos kallëzim krimi, kanë përfunduar edhe 174 punonjës të administratës shtetërore dhe vendore.
Punonjës shteti nën akuzë për kanabisin:
- 38 punonjës të OSHEE
- 13 administratorë vendorë
- 46 punonjës të pyjeve
- 77 kryepleq fshatrash
Policia thotë se llampat e fuqishme për mbjelljen e kanabisit sigurohen në Kinë, ndërsa investitorët kryesisht e kanë kryer këtë aktivitet të paligjshëm edhe jashtë vendit.
Krahas Britanisë së madhe, grupe shqiptarësh që kultivojnë kanabis po kthehen në problem edhe për policinë spanjolle.
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)