19 mijë turistë në “Onufri”, muzeu ikonografik i Beratit destinacion i preferuar
6 muajit e parë të këtij viti kanë shënuar periudhën më të mirë për Beratin në turizmin kulturor.
Një ndër destinacionet më të kërkuara nga turistët në Berat është Muzeu ikonografik “Onufri” i cili përbëhet nga më shumë se 200 objekte të përzgjedhura nga fondi i kishave të Beratit.
“Numri i vizitorëve nga 1 janari deri në fund të muajit maj ju afrua numrit prej 19.000, me një prurje të jashtëzakonshme e cila shkonte në 4 milionë lekë të reja, e krahasuar kjo me po të njëjtën periudhë të 2022. Ka një fluks të jashtëzakonshëm vizitueshmërie. Vetëm në këtë periudhë nga 1 qershori deri neë këto momente që ne flasim janë 3300 vizitorë”, thotë Arjan Prifti, drejtues i muzeut “Onfuri”.
Sipas drejtorit dhe studiuesit Prifti në këtë muze gjendën arkefakte që datojnë nga shekulli i 14 deri në shekullin e 20 nga mjeshtrit e kësaj periudhe.
Turistët polakë po mbizotërojnë në tregun e turizmin në Berat. Këtë e tregojnë edhe vizitat në këtë muze.
“Kam dëgjuar për Beratin, kam studiuar dhe në internet për disa informacione dhe impresioni im i parë është se jam i mahnitur nga ato qe kam parë këtu, është shumë interesante, shumë në ndryshe nga ato çka kam parë në vende të tjera dhe jam shumë i impresionuar”, thotë një turist polak.
Sipas agjencive turistike që operojnë në qytetin e Beratit, ky është viti më i mirë turistik për qytetin e një mbi një dritareve.
“Kemi një dyfishim në disa site, një numër shumë të madh turistësh që vijnë, të tipologjive të ndryshme. Ky është viti më i suksesshëm që ka pasur Shqipëria dhe Berati”, shprehet Isuf Braho, guidë turistike.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë