“Edhe 2 muaj jetë ke”- Kërcënohet me vdekje deputetja e parlamentit të Kosovës
Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi i cili ka kërcënuar me jetë deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.
Ka qenë vetë ligjvënësja e parlamentit të Kosovës ajo e cila ka bërë kallëzimin pranë organeve ligjzbatuese pas kërcënimeve të marra në rrjete sociale.
Në dosjen e prokurorisë, thuhet se shtetasi në fjalë, më 2 maj të këtij viti rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “Facebook”, ka kërcënuar me jetë deputeten Musliu-Shoshi.
Në mesazhin e dërguar deputetes, kërcënuesi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i thotë: “Sa të vijë me pushime… edhe dy muj i ke jetë midis Prishtinës kam me të masakrue…”.
“Me këtë rast tek e dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të kanosjes”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit, “Arrest me burg” dhe të shpallet fajtor e të dënohet sipas legjislacionit të Kodit Penal.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë