EMRI| U kap duke shitur kanabis, kontrolli në banesë ‘fundos’ korçarin
Shtetasi Ropi Tajko është arrestuar nga policia në Korçë pasi u kap në flagrancë duke i shitur një sasi kanabisi një tjetër personi.
Pas ndalimit, uniformat blu kryen kontrolle në banesën e këtij shtetasi ku mundën të sekuestronin 1 armë zjarri automatike, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis. Të gjitha sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale si dhe personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
“Shtetasi R. T., është kapur nga shërbimet e Policisë në qytetin e Korçës, duke i shitur shtetasit A. M., një sasi të vogël me lëndë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. T., iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar