“EncroChat dhe Sky në duart e policëve”, Balla: Do të përjashtohen përgjithmonë 

4 Tetor 2023 | 16:24

Efektivët e policisë të cilët kanë përdorur sistemet e koduara të komunikimit Sky apo EncroChat do të përjashtohen përgjithmonë nga radhët e policisë së shtetit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane.

Ndërsa deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se nevojitet më shumë punë për të këputur fijet që lidhin krimin me policinë e shtetit, duke sjellë në vëmendje faktin se janë 70 drejtues të lartë të policisë që po hetohen nga SPAK.

Për të goditur në kohë dhe pa ndërhyrje kriminalitetin, Balla tha se do të ngrihet një forcë Kombëtare për sigurinë publike.

Duke e cilësuar si një veting në policinë e shtetit, Balla paralajmëroi një tjetër aksion nga Europol ku të përfshirë janë edhe punonjës të policisë së shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026