2.2 milionë m2 tokë në bregdetin e Kavajës për investitorët strategjikë
2,2 milionë metra katrorë tokë u janë dhënë investitorëve strategjikë në bregdetin e Kavajës.
Një nga perlat turistike që po u vihet në dispozicion privatëve është plazhi i Kalasë së Turrës.
Komiteti i Investimeve Strategjike më 5 prill ka miratuar projektin për Marina Hills që do të ndërtohet nga FINSEC Development.
Sipërfaqja e projektit është 412 hektarë ku një pjesë e tokës është private dhe një pjesë tjetër shtetërore.
Vlera që kompania ka premtuar se do të investojë në ndërtimin e vilave dhe hotelit është 450 milionë euro. Ndërtimi i tyre do të zgjasë 10 vite.
Kompania fituese zotërohet në 70% të saj nga Finsec LTD, e regjistruar në Zvicër dhe ka për administrator Artan Krajën, ndërsa 30 % e aksioneve të saj zotërohen nga Greg Xhillari.
E njëjta zonë zhvillimore më herët i është dhënë kompanisë Mediterranean Wave për të investuar 50 milionë euro në resorte dhe vila. Kjo përplasje projektesh e ka rrudhur projektin e Marina Hills në vetëm 163 hektarë.
Pavarësisht kësaj, Finsec do të ruajë të njëjtin investim dhe numër të punësuarish, por tashmë projekti është më i vogël.
Finsec është një kompani e cila në maj të vitin 2013 mori me koncesion për 35 vjet ndërtimin e një marine turistike me emrin Porto Albania, në një gji shumë pranë plazhit të Kalasë së Turrës.
Vlera e investimit ishte 35.8 milionë euro dhe do shtrihej në një sipërfaqe prej 17 hektarësh.
Por ende dhe sot pas 9 vitesh projekti nuk ka përfunduar.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit